Kryetari i Partisë Demokratike rreh në mënyrë brutale një person,shkak i konfliktit është bërë fakti pse mori pjesë në votimet e 30 qershorit

Një person është rrahur në mënyrë brutale mbrëmjen e kaluar në Fan të Mirditës, ndërsa burime bëjnë me dije se autor i saj është Kryetari i Partisë Demokratike dega Fan Eduard Gjeta.

Gjeta së bashku me vëllanë e tij kanë rrahur keq Gëzim Shkurtin, po banues në Fan.

Sipas burimeve mësohet shkak i konfliktit është bërë fakti që Gëzim Shkurti mori pjesë në votimet e 30 qershorit.

I dëmtuari ka marrë plagë të shumta në kokë ndërsa po mer mjekim në spitalin e Rrëshenit.

Sipas bluzave te bardha të këtij spitali Gëzim Shkurti, ndodhet i shtruar, në repartin e Kirurgjisë, fatmirësisht jashtë rrezijkut për jetën.

Shkurti mësohet se ka bërë kallzim në Policinë e Mirditës për ngjarjen, ndërsa deri në keto momente kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për ngjarjen.

Loading...