At.entati në Durrës, po.licia liron Juluan Mecen e Plarent Dervishajn

Grupi hetimor që po heton dosjen e atentatit të ndodhur në mbikalimin e Shkozetit ka konfirmuar se dy personat e shoqëruar më herët Plarent Dervishi dhe Juljan Meçe, janë lënë të lirë pasi u është marrë dëshmia.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se Dervishi dhe Meçe kanë qenë një lokal me kamera sigurie në momentin kur u realizua atentati ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Shoqërimi dhe marrja e tyre në pyetje u krye, sipas një pjesëtari nga grupi i hetimit, për shkak të një atentati të ndodhur ndaj tyre në muajin qershor të këtij viti, dhe për faktin nëse ata dyshonin apo jo që këtë atentat mund ta kishte porositur Muharremi, i njohur edhe me pseudonimin “Rumi”.

Automjetet kanë qenë duke levizur njëri pas tjetrit në autostradën Durrës-Tiranë, ndërkohë që mjeti ku ndodhej prokurori ka devijuar pasi kanë nisur të shtënat. Duke qenë se ndodheshin në autostradë ku ecet me shpejtësi, probabiliteti që shënjeshtra të eleminohet është e ulët, shpjegoi për Top Channel një nga kriminalistët që po ndërton skemën e krimit. Kjo do të thotë që atentatorët me shumë mundësi kanë qenë të kontaktuar nga porositës, të cilët mund t’ju kenë vendosur afate për të realizuar eleminimin.

Prokurori u ka thënë hetuesve se po ecnin me shpejtësi normale kur befas në drejtim të tyre ishte qëlluar me breshëri, por siç shpjegoi më tej, “gjithçka ndodhi në befasi dhe nuk kishte dalluar asgjë”.

Loading...