E ftuar në “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishte Irena, nënë e tre djemve për të cilët duhet të kujdeset çdo ditë. Irena kishte thirrur bashkëshortin dhe djemtë e saj për tu kërkuar ndihmë.
“Jam 42 vjeçe dhe jetoj në Tiranë. Jetoj me 4 meshkujt e jetës sime 3 djemtë, 23, 20 dhe 12 vjeç dhe burrin. Të jesh femër e vetme mes 4 meshkujsh nuk është aspak e lehtë. Unë punoj pranë shërbimeve qeveritare dhe kërkon impenjimin tim maksimal. E kam dhe pak fajin vetë që i kam mësuar ashtu.
Fëmijët dalin me shokët, por bashkëshorti nuk është dakord, pasi krahason brezat, krahason veten me të atin. E ka problem që djemtë të dalin me shokët, pasi ata vinë dhe vonë në darkë. Kthimi në darkë mund të jetë në orën 12:00 të natës, apo ndonjëherë edhe më vonë. Dy djemtë e mëdhenj punojnë. Djali im i madh bashkëjeton me të fejuarën e tij. Jeta ime këto dy vitet e fundit ka pasur ngjarje që na kanë bërë shumë të ndjeshëm me njëri tjetrin. Në Janar të 2017 shkoj për të vizituar djalin e dytë dhe mjeku i familjes më thotë që kisha mbushur moshën për të bërë Check-Up, ndërkohë që analizat nuk më kishin dalë shumë mirë.
Ndihesha e lodhur por mendoja se e kisha nga lodhja. Unë u diagnostikova me Hepatitin C, që më rrezikonte seriozisht jetën, nëse nuk merrja mjekimin e duhur. Ishte periudha ime më e keqe e jetës sime, qaja fshehurazi por nuk u mposhta kurrë. Ja tregova familjes pasi duhet të merrja mjekim shumë të shtrenjtë. Djemtë dhe bashkëshorti ndryshuan krejtësisht, filluan të ishin më të ndjeshëm dhe më të përkujdesur ndaj mejë. Ndonjëherë mua nuk më pëlqente. Pas analizës që bëra kohët e fundit unë sot jam e pastër nga Hepatiti C.
Por këtu ndryshoi situata, pasi e morën vesh se mami u shërua. Por, nuk mban më ujë pilafi dhe unë sot kam ardhur këtu ti mbledh gjithë meshkujt e jetës sime dhe ti them të më ndihmojnë që të mos ndihem përsëri e lodhur. I madhi më besdis vetëm ndonjëherë kur i duhet ndihma financiare. Ndërsa Jurdian djali i dytë punon kamerier dhe pas pune kthehet tek pasioni i tij është tifoz i zjarrtë i Partizanit. E kam mbështetur, por e shikoj se babai i tij, nuk është dakord. Kam filluar rolin e gjykatëses.
Rolin si nënë dhe shoqe, për djalin, por edhe bashkëshorti ka të drejtë. Ndërsa Kalusi, djali i vogël është mes kompjuterit dhe televizionit. Kur i kërkoj ndonjë ndihmë të vogël më thotë, pse më thua vetëm mua. Së fundmi dua të thërras dhe bashkëshortin, e shoh që kohët e fundit ka rënë dhe shkëlqimi në sytë e tij. Të gjithë bashkë do e sfidojmë çdo lloj prove që jeta do në verë përballë, ashtu sikurse unë mposhta luftën kundër sëmundjes”, u shpreh Irena.
Në studion e “Të dielës shqiptare” erdhë Jurdian, Leonardi dhe Klausi. Ata erdhën në studio dhe u bashkuan të gjithë.
“Ti je djali që unë jam shumë krenare për ty, por mami ka një kërkesë. Dua që midis pasionit tënd të zjarrtë mes Partizanit dhe familjes, dua të bësh balancën që familja është primare. Pra, mami kërkon që të ti japësh më shumë përparës”, i tha Irena Jurdianit i cili i premtoi se do jetë më i kujdesshëm.
Ndërsa Klausit Irena i kërkoi ta ndihmonte në disa punë në shtëpi, të bëhet më i ndërgjegjshëm për veten e tij dhe ai i premtoi se do i zbatojë kërkesat e saj.
Në fund Irena i dha edhe një mesazh bashkëshortit: “Me ty kam më shumë se gjysmën e jetës. Ti je babai i fëmijëve të mi, bashkëshorti im. Kohët e fundit të ka humbur shkëlqimi në sytë e tu. Ti stresohesh për shumë situata me djemtë e tu. Përpara kësaj studio dua të më premtosh dhe japësh fjalën që çfarëdo lloj prove apo sfidash do na verëjeta përballë ne të gjithë bashkë do e mposhtim sikurse unë mposhta luftën ndaj sëmundjen time”, i tha Irena dhe bashkëshorti i premtoi se do e mbështesë.
Burimi: tvklan