Ngjarje e rëndë në Serbi – Ekzekutohet kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit

Një ngjarje e rende ka ndodhur në Beograd të Serbisë ku një prej drejtuesve të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me gjashtë plumba.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grçiç”. Policia theksoi se 37-vjeçari fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vaviç.

Markoviç me pare ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton. Pas apelimit, Markoviç përfundimisht u dënua me 13 vjet heqje lirie.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se Markoviç lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Beogradit teksa ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vaviç, një nga tre vëllezërit Vavic, i dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz”.

Nuk dihet nëse vrasja e krye-tifozit të Partizanit të Beogradit lidhet me problemet me drejtësinë që ka pasur Markoviç apo të tjera arsye.

Loading...