Të tjera detaje janë zbuluar nga hetimet në lidhje me atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy personave që ishin në mjetin e tij Andi Malokut dhe Landi Muharremit.
Bëhet e ditur se pështyma e lënë në maskat që kishin vendosur mund të jetë prova thelbësore që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se maskat në të cilat u pikasën gjurmë pështyme u gjetën bashkë me 2 kallashnikovët të tipit AK-47 brenda automjetit që përdorën autorët.
Automjeti tip “Mercedez Benz Evo”, ngjyrë gri dhe me targa shqiptare false u gjet e braktisur dhe e padjegur në Shkafanë të Ishmit, vetëm pak orë pas atentatit. Kjo makinë rezulton të jetë vjedhur dy javë më parë në Tiranë.
Janë pikërisht provat e gjetura në makinën e dyshuar e përdorur nga autorët e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, si armët e zjarrit, maskat apo faktorë të tjerë biologjikë, si pështyma apo shenjat e gishtave të fiksuara në to, ato pritet të hedhin dritë për identifikimin e atentatorëve.