Basha: “I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vota e kr.imit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë kr.imin e të bëjë biznes me kr.imin”

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj pasditen e djeshme ka sjellë reagime të shumta nga ana e politikës për shkak të figurës kontroverse dhe të shumëpërfolur të Ndojit por edhe për shkak të shoqërimit të tij me një figurë që vjen nga bota e krimit.

Bëhet fjalë për Pëllumb Muharremin i njohur ndryshe edhe si “Rrumi”, nofkë kjo me të cilën është përmendur dhe akuzuar disa herë nga opozita.

Në tetor të vitit 2018, kreu i PD-së Lulzim Basha akuzonte “Rrumin” si njeriun që ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit. Duke e cilësuar si ushtarin e “Xhuxhit”, Basha thoshte atëherë së bashkë me me Vangjush Dakon bënte presione për votat e Edi Ramës.

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit.

Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut.

Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë.

I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vota e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin”, thuhet në deklaratën e Bashës të bërë më 28 tetor të vitit të kaluar.

Loading...