Nëntori, muaji i kulturës shqiptare në Parma

Nëntori është shpallur muaji i kulturës shqiptare në Parma, Itali.

Gjatë këtij muaji do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, si koncerti “Agimet Shqiptare”, me pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë, studentë në konservatorin e Parmës dhe grupit të valleve “Scanderbeg”, hapja e klasës së gjuhës shqipe në Parma etj..

Aktivitetet do të kulmojnë me vendosjen e bustit të heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” në Parma. /atsh

Loading...