Përbërësit:
1 Lakër
Oriz: ½ filxhan çaji
Qepë të njoma: 4 – 5 copë
Vaj: 2 filxhanë kafeje
Kripë, piper, koper.
Përgatitja:
Lakra ndahet në dy pjesë dhe vendoset të ziej në një tenxhere me ujë për pak minuta. Më pas shkëputen gjethet një nga një, që të jenë të gatshme për të mbështjellë masën.
Mbushja përgatitet në këtë mënyrë: orizi qërohet, shpëlahet dhe zihet për 4-5 minuta; i kullohet uji, shtohet qepë e njomë e grirë hollë, kripë, piper dhe kopër. Të gjitha këto përzihen mirë dhe përdoren për mbushje. Gjatë mbështjelljes, sipas dëshirës, në çdo japrak mund të vendoset një copë e vogël mish qingji (tul).
Japrakët mund të përgatiten edhe pa mish. Për këtë, në një tigan skuqen qepë të grira hollë, shtohet oriz, vazhdon skuqja edhe pak, hidhet ujë në mënyrë që orizi të jetë gjysmë i zier, shtohen erëza, kripë, piper dhe përzihen mirë.
Japrakët e mbështjellë vendosen në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujë ose lëng mishi dhe kripë. Sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe zihen në zjarr të ngadaltë për 25 – 30 minuta.