Xhinxheri mik i shëndetit

Xhinxheri: Ndihmës në tretjen e ushqimit, aromatizues, stimulus, antireumatoid dhe i shkëlqyer për dieta.

Dhe nëse akoma nuk mjaftojnë, le të zbulojmë të gjitha vlerat e kësaj bime barishtore që e përdorim për t’u dhënë shije pjatave tona dhe për të përgatitur aperitivë të freskët.

E dinit që përpara se të (ri) zbulohej që kur kemi nisur të vlerësojmë kuzhinën kineze ose atë orientale në përgjithësi, xhinxheri ishte pikasur që në mesjetë.

Me origjinë nga orienti ekstrem, ai përdorej nga pasticierët fiorentinë për përgatitjen e biskotave bashkë me mjaltë dhe kanellë. Por ai është një aleat i mirë i dietës dhe mirëqënies së organizimit tonë.

Dita e mirë shihet që në mëngjes: Xhinxheri përmban xhinxherol, një molekulë antioksiduese, antitumorale dhe antiinflamatore. Në mnëgjes për një efekt detoksifikues, mund të përgatisim një çaj me ujë të nxehtë, një copëz xhinxher të prerë në feta, mjaltë dhe lëng limoni të freskët.

Një pije e shijshme që dezinfekton kavitetin oral dhe i jep lehtësim fytit. E thënë ndryshe, të pastron.

Lamtumirë uri: Xhinxheri lufton urinë dhe ndihmon ndjesinë e ngopjes. Pra, nëse duam të jemi në formë për provën e kostumit që na pëlqen, konsumojë menjëherë një copë rrënje xhinxher përpara se të ulemi në tavolinë. Do të kemi më pak oreks dhe do të hamë më pak.

Një truk I vogël?U shtojmë pak xhinxher në rende, përbërësve të suprave apo ushqimeve të pjekura. Përveçse u jep një aromë të këndshme pikante, I bën pjatat akoma më të shijshme.

Harrojeni t’ju zërë makina: mirëqënia e zorrëve dhe e tretjes sigurohet me xhinxherin pasi stimulon enzimat tretëse. Për të luftuar përzierjet nga rruga me makinë ose një xhiro me barkë në det, mjafton të përtypni një copë xhinxher përpara dhe gjatë udhëtimit. Një mënyrë e shkëlqyer edhe për të thyer urinë me një sncak natyral ose për të lehtësuar kollën.

Jo më djegie në stomak: Sjedia e stomakut që torturon shumë prej nesh , mund të luftohet në mënyrë natyrale pikërisht me xhinxher. Kjo “rrënjë” ka edhe përpbërës antispetikë dhe antibakterialë.

Nuk duhet të harrojmë se vaji esencial i xhinxheri, ka një fuqi shëruese dhe ndihmon për të kuruar tërheqjet muskularë dhe dhimbjet reumatike, mund të përdoret edhe si mbështjellës duke e aplikuar mbi artikulacionet që dhembin.

E fundit por jo më pak e rëndësishme: xhixnxheri është mjaft i pasur në vitamina dhe kripëra minerale. Ai përmban magnez, hekur, vitaminë B dhe E, sodium dhe potas. Një trik për ta pirë me dëshirë?

Me avancimin e stinës së nxehtë, përgatisim një pije freskuese. Mjafton të bashkojmë ujë me lëng limoni, të hedhim xhinxher të freskët, shtojmë akull dhe mjaltë dhe është gati për ta konsumuar që t’ju japë freskinë e nevojshme.

Loading...