Sarandë – Hajdutët vj.edhin shtëpinë e biznesmenit

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur mbrëmjen e djeshme banesën e një biznesmeni në qytetin Sarandës.

Sipas policise, biznesmeni i identifikuar me iniciale Sh.A ka në pronësi një linje autobusësh dhe banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2.

Vjedhja ka ndodhur kur në shtëpi nuk ishte askush nga familjarët ndërsa policia thotë se autorët kanë vjedhur vetëm bizhuteri.

Forcat e rendit po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorit/ve.

Loading...