Ek.stradohet shqiptari nga Greqia i dënuar me 18 vite b.urg

Eshtë ekstraduar nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Kudret Shametaj, 55-vjeç, akuzohet se në vitin 1997 në Manastir të Sarandës, ka vrarë të riun Andon Merkuri, vëllai i ish-Kryetarit të PS Sarandë, Gjergj Merkuri.

Shametaj është dënuar me 18 vjet burg për vrasje. Shametaj dhe Merkuri u konfliktuan për një gome automjeti dhe Shametaj qelloi me breshëri kallashnikovi ndaj te riut.

Shametaj ka lindur ne Kuç të Vlorës, ishte nje nga më të kerkuarit nga policia e Sarandës.

Ja njoftimi i plotë për ekstardimin:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kudret Shametaj, 55 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

Loading...