Basha: “Ne do ndryshojmë modelin, ndarjen e pushtetit nga krimi”

Studentët që kanë të ardhura të ulëta në familjet e tyre do të përfitojnë bursa falas.

Kështu deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë të Elbasanit.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, lideri i opozitës tha se kur PD të vijë në pushtet, studentët do të ndihmohen nga qeveria. Mes të tjerash ai tha se për ato familje që kanë të ardhura prej 640 mijë lek në muaj do të përfitojnë bursë 50 %.

“Humbja potenciale për ekonominë shqiptare nga emigracioni për 2018-ën është 590 mln euro. Ky është problemi më i madh, hemorragji për vendin. Shumica larohen për kushte të mira jetese. Që përbehen nga mundësia për punësim, për strehim, për të pasur një banesë, siguria e punës, siguria ushqimore. Arsyeja e parë është modeli i gabuar, që nuk vlerëson studentin e mirë , investitorin, apo atë që punëson.

Ju e dini fare mirë se kë vlerëson kjo qeveri. Këtu në Elbasan, kur e bardha ka qenë e bardhë dhe e zeza e zezë, policia ka mbajtur krahun e banditit. E para që duhet të marrë fund është modeli.

Ndaj ne do ndryshojmë modelin, ndarjen e pushtetit nga krimi. Para dy javësh BE dhe Gjermania tha; ‘që të ecni dhe të vini tek ne duhet t’i jepni fund politikës të lidhur me krimin. Duhet të ofroni mundësinë dhe të gjithë shqiptarë të barabartë para ligjit’. 4 oligarkët e qeverisë nuk kanë ide më të mira, por sot ata kontrollojnë ekonominë sepse ata marrin tenderat, PPP dhe pasuritë e shqiptarëve. Çdo student me të ardhura të ulëta do të përfitojë 100 bursë. Kush ka të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj, bursë 50 %”, tha Basha.

Loading...