Protesta ime
Edhe unë sot dua të protestoj !
Për vitet më të bukura që m’i mori kurbeti,
Për ëndrrat e vrara në këtë vend,
Për trysninë e streset nga shteti.
Ndonjëherë protestoj për vitet e rinisë,
Për sytë e tu që më robëruan,
Për shoqen e ngushtë që jeta iu prish
Vetëm se e tradhëtuan.
Pastaj protestoj për fëmijët e mi,
Që nuk përshtaten kursesi me këto epoka,
Që ditë për ditë u vrasin lumturinë
Ankthe e pasiguri të kota.
Unë protestoj për veten time,
Sikundër kurrë nuk kam protestuar
Ky shtet e do femrën statujë antike
Gjakftohtë e të pikturuar!
Por përpara artit,
më zbutet shpirti…
E ndihem e etur dhe e tjetërsuar.
E nëse do të kishte një parti Artistësh
Unë atë…do të kisha votuar!
Anila Toto
Loading...