Noizy është një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare, që ndiqet dhe pëlqehet shumë edhe nga publiku shqiptar.
Por kujtojmë që jo të gjithë e pëlqejnë apo janë fansa të tij. Ndërsa përveç fansave Dasara është një prej moderatoreve e cila ka pasur një sërë zënkash dhe ironish me Noizy-n.
Dasara shpesh herë e ka komentuar sesi Noizy paraqitet para fansave, njerëzve nëpër koncerte teksa ajo ka përmendur rastin ku këngëtari ka hedhur para në një nga Clubet e kryeqytetit.
Ndërsa së fundmi Noizy në disa postime në rrjetet sociale ka publikuar disa foto të Dasarës duke u tallur me dhëmbët e saj, e krahas tyre shkruan: Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009.
“I turpshëm , injorant, prepotent, arrogant, fyes”, kanë qenë shprehitë e Dasarës duke përshkruar reperin kohë më parë nisur nga gjesti i tij në një nga club-et e Tiranës.
Ndërkohë akoma nuk ka ardhur një reagim i Dasarës pas komenteve tallëse të bërë nga Noizy për të.