Thirrje për shpëtimin e Alvit, 11-vjeçarit shqiptar në Siri

Nisur nga mbrëmja e sotme, kulla Pirelli në Milano do të mbajë në fasadën e saj mbishkrimin “Free Alvin” (“Lironi Alvinin”).

Bëhet fjalë për rastin e 11–vjeçarit shqiptar Alvin Berisha të mbetur në kampet e Sirisë.

Ju kujtojmë se për herë të parë, rasti në fjalë u denoncua nga emisioni italian investigative “Le Iene”.

Kur ishte në moshën 6-vjeçare ai u mor nga e ëma e tij, një praktikante myslimane për t’u larguar drejt Sirisë dhe bashkuar ISIS-it, duke braktisur pjesën tjetër të familjes në Itali.

Loading...