Divjakë- Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Divjakës ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur N.P, 88 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes.
Viktima lëvizte në këmbë, teksa është përplasur nga një motor që drejtohej nga një 17-vjeçar E.B. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë dhe grupi hetimor që po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Loading...