Parku Kombëtar i Butrintit fluks turistësh, 14% më shumë se në tetor të 2018-ës

Shtimi i numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur ndjeshëm interesin edhe ndaj trashëgimisë kulturore të vendit.

Parku Kombëtar i Butrintit ka mirëpritur gjatë muajit tetor 15777 turistë, shifër kjo që tregon një rritje të numrit të turistëve me 14% më shumë se njëjta periudhë e një viti më parë.

Pra numri i turistëve krahasuar me një vit më parë është rritur me 1943 persona.

Turistët në këtë vend shijojnë një itinerar interesant turistik mes rrënojave të qytetërimeve të lashta si dhe shijuan peizazhin fantastik që ky vend të ofron në këtë stinë.

Parku Kombëtar i Butrintit ofron një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”.

Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjet, që nga tempujt helenikë të shek. IV para Krishtit, deri në kalatë osmane të fillimit të shek. XIX. /atsh

Loading...