Haradinaj ka folur të martën në “Debat” te RTK.
“Ata, Kurti dhe Osmani, mund të vendosin reciprocitetin, si masë më të gjërë, por duke mos e hequr taksën. Taksa nuk i pengon. Me heqjen e taksës shkaktohen pasoja të tjera.
Atë ditë që koalicioni i ardhshëm i rikthen mallrat serbe është gabim kardinal dhe që nuk falet”, ka thënë ai.
Haradinaj nuk ka dashur të tregojë qëndrimin e tij pasues në rast se do të ndodhte një gjë të tillë. “E quajta gabim kardinal”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se duke qenë në opozitë do ta përkrahë pushtetin e ri në temat që ka të drejtë, por gjithashtu do ta kundërshtojë aty ku nuk ka të drejtë.
“Ajo që na prêt tash e tutje, unë nuk e lidhi vetëm me pozicion a individ, por me tema. Nëse pozita ka të drejtë në tema do t’i përkrahim, aty ku nuk kanë të drejtë do t’i kundërshtojmë.
E njëjta do të ndodhë edhe me opozitën, me PDK-në. Nuk do t’i shohim njerëzit, do t’i shohim temat”, ka thënë ai.