Në Janar të 2019-ës nisin investime të reja turke në Shqipëri.

Panairi ndërkombëtar “Klik Ekspo Grup”, shërbeu si një urë lidhëse për prurjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Gjatë katër ditëve të panairit, dhjetëra sipërmarrje të huaja prezantuan produktet e tyre në këtë panair te biznesit.

Nurcan Erciyas, një sipërmarrës turk, tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se do të hapë se shpejti në Shqipëri një filial në Tiranë që merret me mobilimin e supermarketeve.

“Ne fillim të vitit 2019, ne do të hapim “show room”-in tonë dhe në Tiranë”, tha ai.

Për sipërmarrësin turk, Shqipëria ka një potencial të madh zhvillimi.

“Ura lidhëse me Shqipërinë ishte Kosova, duke qene se ne kemi një filial atje do të shtrihemi shumë shpejt edhe në Shqipëri. Jemi besim plote se do te kemi sukses në Shqipëri”, tha sipërmarrësi turk.

Kjo sipërmarrje operon në treg prej rreth 50 vjetësh.

“Jemi në treg prej vitit 1971. Sipërmarrja jonë aktualisht është e shtrirë në Turqi por edhe në Kosovë nga ku bëjmë shpërndarjen e produkteve tona në të gjithë Ballkanin. Ne prodhojmë të gjithë aksesoret për të mobiluar një supermarket”, tha ai.

Për sipërmarrësin turk, panairi ndërkombëtar “Klik Ekspo Grup” ishte ura lidhëse me  Shqipërinë.

“Kjo është hera e parë qe ne vijmë në Shqipëri. Por Shqipëria me Turqinë shkëmbejnë një mori produktesh. Strategjia e sipërmarrjes tonë është që të hapim filiale në shumë vende, këtë duam të bëjmë edhe në Shqipëri. Jemi të informuar mbi tregun dhe besojmë se do të kemi sukses”, tha sipërmarrësi turk, Nurcan Erciyas, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. /o.l/j.p/

Loading...