TEJSHKRIM NGA VLORA
Nuk na e kane fajin pushtetaret e korruptuar e kusar, jo!
Fajin e kemi vete ne, mburravecer ndaj njeri tjetrit e frikacake dhe dore lepires ndaj ketyre kusareve qe na qendrojne mbi koke e na percaktojne fatin e vete jetes!
Nuk na kane fajin keta kusaret qe mbajme ne pushtet prej 28 vitesh, fajin e kemi vete ne qe besojme se keta jane te pandryshueshem, te paprekshem, te pa pergjegjshem, te derguar prej vete Zotit mbi ne!
Nuk na e kane fajin kusaret e pushteteve qe qeverisen kete vend me gjithe lakejt e ndyre qe u sorrollaten per ndonje kocke, fajin e kemi vete ne qe jemi te etur per harbuteri e kusari dhe cdo qendrim ndaj vetes e kemi me ta hodha!
Nuk na kane faj hic kusaret, perkundrazi jemi vete ne qe i kerkojme te na rine mbi krye prej pa aftesise sone per te qene te zotet e vetes dhe jetes sone, keta i kemi justifikimin me te bukur te veseve tona, mburravecerise sone, frikes sone, qendrimit tone prej zvarraniku konformist!
Nuk na e kane fajin kusaret, vete e kemi fajin qe kete gjendje e quajme fatin tone e nuk perpiqemi ta ndryshojme!
Historia ka treguar se vetem frika ua zgjon arsyen ketyre palacove!/A.A