Rama: Ja cfarë do ndodhë me gjyqtarët e prokurorët pas 1 janarit

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimi me qytetarët për programin e bashkëqeverisjes është ndalur te problemet dhe sorollatjet që ato hasin kur drejtohen për një shërbim tek institucionet shtetërore.

Kreu i qeverisë tha se në shumë institucione do të ketë shërbim on-line dhe kjo pritet të zbatohet duke nisur që nga muaji janar. Një nga qytetarët iu ankua drejtpërdrejt kryeministrit se në gjykata e vendit nuk mund të gjejnë zgjidhje për hallin që kanë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit me qytetarët:
Qytetari: Nuk kemi ku të ankohemi, vetëm këtu. Po ku do të ankohemi, do të ankohemi tek gjykatat, jo sepse, s’mundemi ne d se nuk mund t’i mbushim xhepat për të shkuar tek gjykatat dhe për të paguar para. Platforma për mua është një armë e fuqishme në duar të popullit, sepse të çon atje dhe nuk ke asnjë pengesë dhe i kryen detyra shumë mirë.

Paralajmërimi i Ramës për grupin “KÇK”: Më e mira e të mirave, do të ishte që të gjithë institucionet të reagonin në këtë formë, por kjo nuk ka ndodhur vite e vite, janë përmirësuar shumë gjëra, por ka ende probleme. Nuk do të ketë më radhë, për të mos pasur situata pritjeje dhe zvarritje dhe për të krijuar mundësinë që çdokush që kërkon një shërbim, në çdo institucion që jep shërbime për publikun.

Me këtë sistem që unë shpresoj që ta nisim nga 1 janari, çdo institucion shtetëror do jetë i detyruar të plotësojë të gjitha dokumentet që përmban një dosje, për të aplikuar psh për një licencë. Shteti nuk do të thotë më të mungon kjo apo ajo.

Vetë institucionet do t’i mbledhin për interes të qytetarit dhe biznesit. Njerëzit shkojnë në radhë për të aplikuar për të regjistruar biznesin, këtë do ta heqim dhe do të behët on-line. Do të ketë një afat dhe kur nuk zbatohet afati do të mbajnë përgjegjësi dhe do të ndëshkohen përgjegjësit. Kjo do të lehtësojë shumë njerëzit në procesin e aplikime dhe kërkesave për të marrë një shërbim. Sot vijon të jetë e vështirë dhe e pamundur të shkosh në gjykatë për të zgjidhur problemin. Sot jemi në kushtet kur ka nisur pastrimi i sistemit të drejtësisë.

Disa nga “Xhakajdurët” që janë në sistem dhe që e dinë se nuk e kalojnë dot vetingun, janë lëshuar “Kap ca T’kapësh” (KÇK). KÇK-ja është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron në Shqipëri, sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si një organizatë e grabitëseve ordinerë.

Për KCK po bëhemi gati, me një ligj special për ta çuar luftën në një nivel të pa ndodhur më parë, ne do të çojmë në parlament edhe disa masa speciale ndaj anëtarëve të krimit dhe ndaj KCK. Të jeni të sigurt se më herët se vonë, të gjithë do të shohin në praktikë dhe jo në fjalime, rezultatet e një ofensive frontale që qeveria do të ndërmarrë ndaj krimit, qoftë dhe ndaj KÇK.

Loading...