Moti i keq mbërthen gjithë vendin

Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore raporton për një mot shumë të vështirë, me reshje të dendura, erë të fortë dhe rreziqe për përmbytje në 3 ditët në vijim.

Për këtë shkak Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë kanë kaluar në gjendje gatishmërie të plotë.

Sipas parashikimeve priten reshje shumë intensive (më shumë se 90 mm/24 orë) në pothuajse të gjithë territorin, gjatë natës së të mërkurës dhe gjithë ditën e enjte. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e premte, datë 8 nëntor, pritet një rënie e intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin, të cilat do të arrijnë nivelin 45-90 mm/24 orë, ndërsa ditën e shtunë datë 9 nëntor priten reshje të dobëta në të gjithë vendin 15mm/24 orë.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së mërkurë për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve do të rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Loading...