Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme ku një kamion që transportonte pllaka guri ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.
Bëhet fjalë për 35 vjeçarin Fatjon Qama, drejtuesi i mjetit i cili është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në malin e Tomorrit në fshatin Bogovë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit por është mbajtur e fshehur nga nga vetë pronarët e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ si dhe 35 vjeçari i cili ka deklaruar se ka rënë nga muri i shtëpisë.
Loading...