Berisha akuzat të forta ndaj deputetit socialist

Akuza të rënda ka publikuar ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ndaj deputetit Taulant Balla.

“Taulant Bego Yaris akuzohet për plantacione të mëdha të veta Kanabisi në Ostren!”, shkruan Berisha.
Berisha akuzon Ballën si të lidhur me zyrtarë dhe përfitues direkt të të ardhurave nga kanabisi, konkretisht me shefin e komisariatit në Librazhd dhe shefin e krimeve.

Reagimi i plotë i Berishës:

Taulant Bego Yaris akuzohet per plantacione te medha te veta Kanabisi ne Ostren!

Ai i ben presion te forte prokurorise se Elbasanit per mbylljen e dosjeve te droges!

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha !

Une qe po ju shkruaj jam oficeri i policise gjygjesore te rrethit gjygjesor Elbasan .

Sic eshte thene dhe ne media jane kapur nga sherbimet sekrete te ShCBA shefi i Komisariatit te Librazhdit Bedri Hasanaj shefi i krimeve Armand Koni dhe shume individe te tjere me funksione te larta prane komisariatit te Librazhdit per lejim te mbjelljes se kanabisit ne Ostren te Librazhdit. Dosja e tyre eshte depozituar nga ShÇBA ketu prane prokurorise se rrethit gjygjesor Elbasan dhe hetimet vazhdojne .

Dua tju them qe ketu po behet nje presion i jashtezakonshem ne menyre qe hetimet te nderpriten dhe drejtuesit e komisariatit te lirohen sa me shpejt me arsyen mungese provash , kjo e bere me nderhyrje politike nga debuteti i qarkut te Elbasanit Taulant Balla i cili flitet se kaa te vetet 50% te fitimit.

Zoti Berisha jua dergova kete mesazh ne menyre qe te behet publike pasi prokuroria e Elbasanit eshte nen presion te vazhdueshem nga segmentet poltike dhe kriminale te Elbasanit ! Ju faleminderit dhe ju lutem anonim sepse ndihemi te rrezikuar ne detyren tone …

Loading...