11-vjeçari shqiptar i braktisur nga shteti shqiptar në kampin “Al-Hol”, tashmë është i lirë.
Kujtimet e tij në kampin e vde.kjes ndoshta nuk do të harrohen për të gjithë jetën, por tm.erri me siguri ka përfunduar.
E në të njëjtën kohë, edhe në Shqipëri ka nisur një garë, konkurs, për të marrë meritat dhe “shpërblimin” moral se kush e shpëtoi Alvin Berishën.
Ishte qeveria shqiptare, që pas presionit të emisionit “LE IENE”, u detyrua të ndërhyrnte, apo ishin forcat italiane ato që realizuan operacionin e shpëtimit të djalit.
Teoritë dhe konspiracionet sa vijnë e shtohen, e bashkë me to, edhe fotot e sakrificës së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pjesë e një qeverie që deri një javë më parë nuk guxonte të përgjigjej për Alvinin, duke u shprehur se ishte çështje “Top-Secret”.
Abcneës.al ka raportuar ditën e sotme, se në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat speciale amerikan, duke shkuar edhe më tej, kur thotë se një burim qeveritar ka mohuar ndërhyrjen e palës shqiptare.
Kanë qenë Forcat Speciale Amerikane, ato që e kanë çuar 11-vjeçarin në kufirin mes Libanit dhe Sirisë dhe më pas e kanë dorëzuar tek organizatat humanitare.
Kryeministri Edi Rama s’ka humbur kohë, dhe pavarësisht se mijëra shqiptarë në rrjetet sociale i kujtojnë lutjet që të lëvizte gurët për të shpëtuar Alvinin, ky i fundit ka nxjerrë gjeneralin pa spaleta, Sandër Lleshaj, teksa përqafon djalin…
Në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është që Alvini u shpëtua, falë ndikimit të padiskutuar të emisionit italian “LE IENE”, ekipit të gazetarëve që publikuan rastin, e padyshim edhe mijëra shqiptarëve që të informuar nga mediat dhe portalet, ushtruan presion tek qeveria.
Se kush e fiton garën mes politikanëve, Rama apo Conte…kjo pak rëndësi ka.