15 emigrantë janë gjetur në pjesën e pasme të një kamioni në Wiltshire.
Verifikimi erdhi pas dyshimeve për një aktivitet të dyshimtë të mjetit.
Një burrë është arrestuar në lidhje me ngjarjen. I dyshuari u arrestua me akuzën se kishte ndihmuar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në Britani. Kamioni u zbulua në një rrugë pranë Chippenham, Wiltshire.
Një person i paidentifikuar njoftoi policinë për një veprimtari të dyshimte te mjetit rreth orës lokale 20:30. Kamioni më pas u mor nga vendi i ngjarjes nga oficerët.
Nga raportimet paraprake emigrantët mendohet se janë mbi moshën 16-vjeçare.
Nga personat e gjetur në kamion, 14 prej tyre janë dërguar në një vend ku ruhen nga policia ndërsa një prej tyre u dërgua në spital për ekzaminim të mëtejshëm ligjor.