Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë”, tha sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me të rinjtë e Vlorës.
“Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve”, tha ai.
Basha iu drejtua të rinjve duke u shprehur se emigracioni nuk është është zgjidhja, pasi siç tha ai “asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë”.
“Në Shqipëri klima për biznesin është toksike. Rinia po përjeton braktisje totale nga kjo qeveri. Rinia është dështimi më i madh i këtij kryeministri, ndaj rinia është grupmosha që po i drejtohet më shumë emigracionit”, tha ai.
Po ashtu, Basha u shpreh se Shqipëria është në krizë shprese. “Për të dalë duhet të gjejmë diagnozën. Në Shqipëri marrim vendim një grusht njerëzish që nuk e kanë legjitimitetin për këtë vendimmarrje. Kjo zgjidhet vetëm me zgjedhje të lira. Nuk shkohet në Europë të dalë nga krimi dhe të zhytur në korrupsion”. /atsh