Tetë shqiptarë janë vënë në pra ngat e policisë britanike, pasi janë kapur brenda një jahti luksoz.
Shqiptarët dyshohet se po shkonin në mënyrë il egale në Britaninë e Madhe, gjithmonë duke përdorur këtë jaht, i cili nuk ngrinte dyshime tek autorutetet.
Jahti luksoz u gjet në brigjet e Britanisë së Madhe nga Forcat Kufitare dhe një helikopter. Tetë shtetasit shqiptarë do të trajtohen në përputhje me rregullat e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërsa kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar britanik u ndalua nga policia dhe është marrë në pyetje. Një zyrtar i Agjencisë Kombetare të Kr imit tha se po bashkëpunojnë me partnerët për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e kufijve.
Ai u shpreh:
God itja e grupeve kr iminale të përfshira në kon trabandë njerëzisht është një nga përparësitë tona.”
Ndalimi i 8 shqiptarëve vjen pas gjetjes së trupave të paje të të 39 emigrantëve në një kamion në Essex.