Një i ri ka mbetur i plagosur nga shpërthimi me tritol në Dibër.
Mësohet se ai është Ismail Kosiqi, 27 vjeç.
I plagosur është dërguar në spitalin e Dibrës.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku në murin e shtëpisë së Gazmir Kosiqit ishte vendosur një sasi eksplozivi.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Më 20 mars të vitit të kaluar Gazmir Kosiqit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi, 32 vjeç, babai i tre fëmijëve.
Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia.
Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.