Në një bashkëbisedim me të rinjtë, Basha është ndalur tek problematikat dhe sfidat që i rëndojnë më shumë rinisë, e cila sipas tij është lënë në mëshirë të fatit nga qeveria.
“Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjidhjeve, kriminalizimin ose emigrimin. Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu.
Rinisë, të rinjve dhe rejave të Krujës i kemi një borxh shumë të madh, në këto 30 vite janë përballur me sfida të egra. Qeveria e ka braktisur vendin nuk ka asnjë zgjidhje, asnjë ofertë për të larguar krizën. Rama ka dështuar, ndaj duhet të rikthejmë besimin e biznesit” tha Basha.