Përmes një postimi në Facebook, Manjani shprehet se kryetari Partisë merret i pandehur a thua se është shefi i protokollit të parties.
Ai më tej, ish ministri paralajmëron se “të njëjtët prokurorë që sot u shërbejnë, do ti kenë nesër përballë si akuzatorë. Apo ska material për akuza! Pa fund”.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:
Vula e Partisë Demokratike na qenka fallsifikuar. Edhe nëse është e vërtetë, publikut as i hyn gjë në xhep e as i intereson. Por, për këtë kryetari Partisë merret i pandehur a thua se është shefi i protokollit të partisë.
Tenderi i unazës së re, paratë e të cilit janë publike, fallsifikohet paq. E çfarë vlere? 18 Milionë Euro!!! Por asnjë rilindas (nuk po themi i madhi fare) nuk ngacmohet fare. As sekretaria e tenderit.
Drejtësi, jo shaka!
E pavarur fare! Duket qartë pavarësia…
Nejse, rilindasit duhet të fillojnë të mësohen se çfarë u kanë bërë kundërshtarëve do t’ua bëjnë edhe ata.
Të njëjtët prokurorë që sot u shërbejnë, do ti kenë nesër përballë si akuzatorë. Apo ska material për akuza! Pa fund.
Është e pashmangshme…
Të na rrojë Reforma e pavarur për drejtësi të pavarur!