Edmond Bejtaj
Po i them dy fjalë meqë sot është dita e themelimit të Partise Komuniste Shqiptare, për një palë shqiptarësh një ditë e ndritur e për një palë tjetër një ditë e zezë, sidoqoftë për tim atë një ditë e shenjtë, sepse ishte dita e idealit të tij, për të cilin vuri në satër plot koka njerëzish e po ashtu do ta vinte aty edhe të tijën pa pikën e mëdyshjes.
Pra ajo çfarë do them i dedikohet atij, e në një farë mënyre është replikë ndaj atyre të majtëve, qofshin këta bij komunistësh, partizanësh apo dëshmorësh të Luftës, të cilët të ndjerë keq për shkak të asaj çfarë shkoi keq në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit, mundohen të lajnë duart duke thënë se ata që u vranë gjatë saj (përfshirë ata fotot e të cilëve janë vendosur tani në bulevardin e Tiranës), u vranë për diçka tjetër e jo për atë çfarë përfaqësoi komunizmi në Shqipëri.
Atehere, ;- Këta djemtë dhe vajzat që përmenda, mbase nuk e kanë pasur as mundësinë, as vëmendjen dhe as kohën që t’i pyesnin të afërmit e tyre luftëtarë, se përse u përfshinë në atë konflikt të armatosur, ndêrkohë që unë i pata të treja, për shkakun se im atë luftoi pa u vrarë.
Sa për prezantim, unë jam i biri i Nimetit nga Mavrova e Vlorës (eshte e sigurt që jam biri i tij, ngaqë m’i ka lënë shenjat e dukshme në trup e në mëndje), partizanit të Brigadës së Dymbedhjetë, i dale nga Lufta me teserën e Partisë Komuniste në xhep, në moshen 21 vjeçare, pra jo një nga ata fëmijët që i shponin gomat apo i prisnin telat armikut, por një burrë që ja hiqte tjetrit gurmazin me dorë, e që më mbas vrau e preu sa i hëngri krahu, dhe pa ju dridhur dora nëse armiku i dilte nga ata që kish në krah apo nga ata përballë.
Dhe që kur e pyeta se përse e bëri atë që bëri, mu përgjigj se e bëri me bindje të plotë se po bënte më të mirën për vendin e tij, dhe kur i thashë – Ore po na vdiqe për të ngrënë, pa mirë të tjerat !, – e mbylli – Po ku di gjë ti se çfarë është vendi jot, ti di vetëm të hash !
Kështu që në respekt të bindjes së atyre burrave, pasardhësit e tyre nuk duhet të hanë mut kot duke përdredhur bythën me justifikimin se ata nuk dinin ç’po bënin, ngaqë kush prej atyre që luftuan kishte tru, e dinte se ajo luftë ishte edhe revolucion proletar, e kush prej tyre nuk kishte tru, i bie që edhe luftoi kot, edhe u vra kot.
(P.S. Kush nuk e di se çfarë eshte revolucioni proletar, le të vijë të më kontaktojë në Visokë, se tani mu lodh gishti)