Spiropali: “Krenare për qeverisjen në 6 vite, Shqipëria është shtet”

Ka nisur në Tiranë takimi i PS “Ti zgjedh”, për përcaktimin e delegatëve të Kongresit, ku fjalën e mori e para ministrja Elisa Spiropali.

Ministrja tha se: “Jemi krenar për qeverisjen në 6 sigurisht ne nuk e kemi pasur të lehtë. Ne zgjodhëm rrugën e transformimit të drejtësisë, të jemi të përgjegjshëm. Kjo sepse PS nuk e ka qëllim në vetvete pushtetin, por mjet për të ndryshuar jetët e njerzve, qytetet tona,

Shihni Tiranën, ndryshimin që i ka ndodhur, njësoj si qytetet evropiane. Ashtu e dhe Kavajën, së shpejti edhe Kamzën. Duhet t’i themi këto me zë të lartë sepse në 30 qershor nuk votuam vetëm për kryebashkiakët , por për të thënë që Shqipëria është shtet dhe askush nuk e merr dot peng, dhe këtë e bënë socialistët.

Prandaj BE dhe SHBA vazhdojnë të na mbështesë.

Që prej shtatorit ne nisëm procesin e vitalizimit të PS në çdo qelizë”, tha Spiropali.

Loading...