Një informacion i ardhur ngë qytetarët ka bërë që policia të kryejë kontroll blic në banesën e një 50 vjeçari në Paskuqan duke i kapur atij një armë si edhe disa fishekë.
Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.5 në Kamëz, ndërsa pritet të procedohet për armë mbajtje pa leje.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak”, njofton policia.
Njoftimi i plotë Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët. Finalizohet operacioni “Paskuqani”.
Vihet në pranga një 50-vjeçar. Sekeustrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve për kapjen e perosnave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.