Të dielën që shkoi Kastro Zizo prezantoi këngën e tij pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”.
Kënga e tij titullohet “Pema e jetës”, ndaj Ardit Gjebrea e ngacmoi Kastron lidhur me domethënien e kësaj kënge.
Kastro la të kuptohet se po shtohen degët (domethënë fëmijët) dhe në njëfarë mënyre këngëtari e konfirmoi se do të bëhet baba për herë të tretë.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij “Late night show”, Kastro zbuloi edhe gjininë e fëmijës.
Gjatë bisedës me gazetaren Genta Hodo në studio, Kastro tregoi se ka mësuar gjininë e fëmijës.
“Mora vesh dje që e kam çun”, tha Kastro i lumtur.
Kastro është gjithashtu baba i vogëlushit Dankan dhe një vajze me emrin Nia.
Loading...