Ak.sidenti tragjik,dy vajza 17 vjecare humbin jetën 3 adoleshent të tjerë përfundojnë në spital – Detaje

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur gjatë mesnatës në Tiranë. 

Policia e kryeqytetit njofton se një makinë ku po udhëtonin 5 adoleshentë është përplasur me një pemë në fshatin Bërzhitë.

Drejtuesi i mjetit është një 18-vjeçar me inicialet F. Sh., ndërsa viktimat janë dy vajza 17-vjeçare.

Kjo eshte makina qe ka pesuar aksident nga lageshtira dhe shpejtesia ne Berzhite duke i marrë jetën dy 17-vjeçareve në orën 01:00 pas mesnate në Bërzhitë të Tiranës.

Viktima janë D. T dhe S. S, të cilat po udhëtonin si pasagjere në automjetin që drejtohej nga 18-vjeçari me iniciale F. SH.

Makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Drejtuesi i automjetit së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç janë dërguar në QSUT ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Loading...