Open Data ka publikuar pasurite e deputeteve te rinj perfshire edhe Hajdarin e cila duket se ka edhe nje kredi per shkollim ne SHBA.
Ajo deklaron:
Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, pronar me 50 % i një godine me sip. 465 m2 në Nju Jork, USA, vlera 750 000 dollarë.
1) Kredi studentore për t’u paguar për ofruesin e granteve të shtetit të Nju Jorkut prej 10 000 dollarësh për kostot e shkollimit universitar. Interesi paguhet me 5 % në vite mbi kohëzgjatjen e kredisë prej 10 vitesh. Detyrimi i mbetur pashlyer, 9 500 dollarë.
2) Kartë krediti me bilanc 500 dollarë.
3) Detyrime për shlyerje qiraje për përdorimin e ap. të vëllait prej 80 m2, 300 dollarë në muaj, 3 600 dollarë në vit. Detyrimi i mbetur pashlyer, 600 dollarë.
3) Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, kredi bankare 350 000 dollarë me afat 30 %, normë interesi 5 %. Detyrimi që ka mbetur për t’u shlyer, 315 000 dollarë.
1) Pronare e 10 % të aksioneve dhe kapitalit të kompanisë ‘Wilcuma LLC’, dhuratë nga bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, vlera neto e aksioneve 170 000 dollarë. Sipas marrëveshjes së aksionerëve nuk ka divident në para që paguhet për vitin e parë të punës në ‘Wilcoma LLC’.
2) Bashkëshorti, Z. Muçjon Demiraj, pronar i 20 % të kapitalit në kompaninë ‘Wilcuma LLC’, Nju Jork, vlera 340 000 dollarë.
1) Të ardhura mujore nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, 1 050 euro.
2) Bashkëshorti, Muçjon Demiraj, të ardhura nga kompania dhe qiraja e godinës në Nju Jork, 6 500 dollarë.
3) Të ardhura mujore nga kompania e bashkëshortit, Z. Muçjon Demiraj LLC, 6 500 dollarë, pjesa takuese 50 %.