“Kalorësi i Legjionit të Nderit” ma.sakron të dashurën

Historiani i njohur rus dhe ‘’Kalorësi i Legjionit të Nderit’’ Oleg Sokolov është arrestuar nga policia e Shën Petërburgut teksa u ndalua në lumin Moika me një thes që kishte pjesë të copëtuara të një trupi njeriu.

Ngjarja është thelluar më tej ku në apartamentin e tij është gjetur një kufomë e një studenteje të tij. Anastasia Yeshchenko dyshohet se ishte partnerja e Sokolovit, krahët e së cilët u gjetën në thesin që mbante historiani rus, ndërsa trupo në banesën e 63-vjeçarit u identifikua se i përkiste asaj.

Avokati i Sokolovit është shprehur se klienti ka firmosur një deklaratë ku e shpall veten fajtor për rastin në fjalë.

Sokolov është historian në Universitetin e Shën-Petërburgut dhe njihet si specialist i historisë ushtarake të Revolucionit Francez.

Ai ka marrë titullin ‘’Kalorësi i Legjionit të Nderit’’ në vitin 2003 për kontributin e tij të shquar në studimet historike.

Loading...