Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, në një dalje publike për mediat nga selia blu deklaroi se, kryeministri Edi Rama po bën vjedhje galoponte te Unaza e Re.
Sipas tij, Rama nuk bën dialog me banorët, për shkak se e di se ka vjedhur. Balliu shtoi ndër të tjera se banorët e Astirit nëse e dërgojnë çështjen në Strasburg, e fitojnë.
“Edi Rama vazhdon që të vjedhë te Unaza e Re. Rama u kap në flagrancë duke vjedhur, pasi ka bllokuar hetimet në Prokurori, agjencitë në varësi të Ramës po e thellojnë vjedhjen.
Firma Salillari është në kundërshtim me ligjin. Edi Rama ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin e koorporimeve.
Projekti është të bëhet sikur gjithçka është në rregull. Por Rama po vjedh paratë publike, duke bërë sikur ndërtojnë.
DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë ka marrë 40 milionë euro. Rama nuk do dialog, sepse e di se ka vjedhur. Banorët duan dialog. Mos detyroni banorët e Unazës së Re që të çojnë çështjen në Strasburg e ta fitojnë”, u shpreh Balliu.