Indi – 20 persona humbin jetën nga cikloni, mbi 2 milionë të tjerë mbetën pa shtëpi

Një ngjarje tragjike është regjistrauar në Indi dhe Bangladesh, pasi cikloni “Bulbul” u ka marrë jetën 20 personave duke shkaktuar dhe një katastrofë të vërtetë natyrore dhe njerëzore.

Shpejtësia me 120 km/h shkatërroi rreth 4 mijë banesa prej baltë si dhe ka lënë jashtë shtëpive mbi 2 milionë njerëz.

Sipas mediave të huaja, 8 persona u gjetën të vdekur në rajonin e Bengalit Perëndimor, ndërsa 2 të tjerë humbën jetën në shtetin e Odishas në Indi.

Në Bangladesh, cikloni u ka marrë jetën 10 personave. Ciklonet janë një fenomen i shpeshtë në Indi dhe Bangladesh.

Cikloni më vdekjeprurës gjatë këtyre viteve ka qenë i quajturi ‘’Fani’’, i cili në muajin të këtij viti u mori jetën 89 personave

Loading...