Policia aksion për kapjen e një personi të rrezikshëm

Policia e Lezhës është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndërkohë që janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në vendin e quajtur nënstacioni elektrik, ndërkohë nuk dihen ende detaje nga ngjarja.

Një banore e zonës, e cila është bërë dëshmitare e ngjarjes, e cila tregon se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”, thotë gruaja.

Loading...