“Shumë skandal, katastrofë”, Alketa Vejsiu ia mbyll gojën komentuesit

Emri i saj është ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar.
Alketa Vejsiu është vazhdimisht e angazhuar me projekte televizive dhe shumë e dashur për publikun.

Modetorja është aktive edhe në rrjete sociale, përmes së cilave ndan vazhdimisht imazhe të reja nga përditshmëria.

Së fundi, Alketa postoi një fotografi nga njëra prej netëve të “Dance with me”, ku u shfaq me një fustan të shkurtër, i cili i fokusonte këmbët.

Njëri prej ndjekësve i shkruan “Shum skandal kembet alketa te vizllojne shumee dhe i ke shum katastrofe”.

Kurse, moderatorja nuk ngurron fare dhe i përgjigjet atij menjëherë, duke e lënë pa fjalë.

“Jam shumë krenare për to se kam qenë ‘Beni ecën vetë’ kur shumë të tjerë s’ishin ngritur në këmbë ende. Ndaj, janë si janë, janë aleatet e mia më të mira në një rrugëtim të gjatë, por të mrekullueshëm. Kanë shkelur rrugë me gunga, pa asfalt, kanë ngjitur e zbritur shkallë. Vazhdojnë të pedalojnë në biçikletë drejt ëndrrash të reja…Faleminderit për vërejtjen, por s’i ndërroj dot. (Dhe nëse do të dish të vërtetën, më pëlqejnë shumë kur i shoh në pasqyrë!)”, shkruan Alketa. /Lajmi.net/

Loading...