Familjarët gjejnë të vetëvarur në banesë 71 vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.

Trupi i pajetë i 71 vjeçarit është gjetur nga familjarët e të moshuarit brenda në banesë.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...