HETIMET
Referuar kërkesës për gjykim, në banesën e vik timës, në dhomën e gjumit të Lamit, është konstatuar perdja e dritares së bashku me shkopin e saj prej druri, të rënë nga njëri krah në dysheme, në fundin e dhomës ndodhej një bidon uji 10 litërsh dhe një shishe plastike, si dhe njëri nga sirtarët është gjetur i dëmtuar.
Gjatë momentit që ndodhi ngjarja, në banesë kanë qenë vetëm vi ktima dhe nusja e saj, autorja Marjana Cmeta, e cila në dëshminë e dhënë fillimisht para hetuesve nuk e ka pranuar kr imin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është ngritur, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj. Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e vik timës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kaf shimit, apo dërrmishje. Shenja këto, që tregonin për një për leshje të Lirije Lamit me personin që e kishte vr arë.
U desh rreth 1 vit nga shënimi i procedimit penal për vd ekjen, që të zbardhej vr asja në familje dhe kjo u bë e mundur nga një regjistrim i bërë nga hoxha Hysen Shehu. Ky i fundit, gjatë kohës që Marjana Cmeta ka rrëfyer kr imin e ka regjistruar, por nuk ka bërë denoncim, duke konsumuar kështu veprën penale të “Moskallëzimit të kr imit”.
“Provohet tej çdo dyshimi se shtetasja Marjana Cmeta në datën 30 prill 2017, gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj së bashku me vjehrrën, vik timën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash në të cilën kishte hedhur një tabletë fos toksinë dhe se këtë h elm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër dhe për ta bërë që të dukej si vetëhe lmim. Më pas, duke parë që vik tima nuk po ndërronte jetë, ajo ka kryer dhe veprime fizike, duke e mby tur me shall dhe pas reagimeve të vik timës, e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.
Më pas, ka njoftuar vëllain e burrit të vi ktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital, duke e paraqitur si të vetëhelmuar. Edhe në deklarimet e para, kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer kr imin, duke dhënë alibinë se vi ktima gjatë kohës që ka qenë në banesë, ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar, e ka parë shtrirë në gjendje të rëndë, ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital”, shkruhet në kërkesën për gjykim.