Një ngjarje e paprecedentë mësohet se ka ndodhur në një nga linjat e urbanit në Tiranë.
Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, një pasagjer ka dhunuar me grushte drejtuesin e urbanit.
Ngjarja ka ndodhur në linjën Kinostudio-Kombinat.
Shkak për këtë ngjarje është bërë fillimisht konstatimi nga një pasagjere e humbjes së portofolit.
Kjo e fundit ka njoftuar fatorinon dhe shoferin
Drejtuesi i mjetit ka mbyllur dyert e autobusit duke pritur policinë.
Kjo situatë ka irrituar udhëtarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar hapjen e dyerve.
Ky debat ka zgjatur për disa minuta, deri në agravimin e situatës, ku siç shikohet edhe nga pamjet filmike një nga udhëtarët ka sulmuar me grushte shoferin e autobusit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin në polici të personit që dhunoi drejtuesin e mjetit si edhe vajzën që pretendon se i ka humbur portofoli.