Përmes një deklarate për mediat, PDIU shprehet se, sot u konsumua edhe akti i fundit i dramës së nisur dy vite më parë.
“Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që i bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi i gazit helmues në shtëpitë e shqiptarëve është një akt i patolerueshëm e I dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerëzor”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PDIU.
Deklarata e PDIU:
Sot ne shtëpitë e banorëve të Astirit u konsumua dhe akti I fundit I drames se filluar dy vite më parë. Rilindasi Rama plotësoi trekëndëshin dhunë krim e korrupsion me trajtimin çnjerëzor që I bëri grave, burrave, femijëve e të moshuarve banorë të Astirit. Dhuna dhe përdorimi I gazit helmues në shtëpitëe shqiptarëve është një akt I patolerueshëm e I dënueshëm nga cdo ligj ndërkombëtar dhe njerzor
Ndërsa konsumon milionat e megaskandalit të vjedhjes së shekullit të Unazës së Astirit, ai u mohon edhe therrimet banorëve të Astirit që po mbrojnë banesat e tyre. 40 milionët e vjedhura në këtë meegaskandal do të mjaftonin disa herë që banorët të dëmshpërbleheshin denjësisht po për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi kompromisi dhe zgjidhja paqësore e konfliktit.
Ne vend të një zgidhjeje komprommisi u zgodh dhuna dhe terrori me qëllimin e vetëm që bashkë me Astirin të shuhej cdo vatër e reagimit dhe rezistencës qytetare.
Pa asnjë dyshim qytetarët do marrin gjithë dëmshpërblimmin që I përket nga qeverisja e ardhshme e opozitës së sotme por kjo vatër rezistence qytetare do mbetet në historinë politike shqiptare si rasti më I mirë I reagimit qytetar ndaj një autokrati që ka 21 vite në pushtet e që sot duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në vend si ish-ministër kulture, si ish-kryetar bashkie e sot si kryeministër.