Kandidatja e dytë në garë për prokurorin e ri të Përgjithshëm, Fatjona Memçaj ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Teksa bëri një prezantim të eksperiencës së saj gjatë këtyre viteve në sistemin e drejtësisë, Memçaj prezantoi edhe platformën e saj se si do ta ushtrojë ajo detyrën nëse do të zgjidhet kryeprokurore. Ndërkohë pyetjes së një prej anëtarëve të KLP-së Tartar Bazaj nëse Memçaj do të vinte në përgjim një koleg të saj, nëse kishte dyshim se ai shkelte ligjin, ajo iu përgjigj se jo.
Bazaj: Do te vendosni ta vini ne përgjim një prokuror apo anëtar te KLP nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?
Memçaj: Ju falënderoj zoti Baze. Është një pyetje, pasi pavarësisht specifikimit, ju thatë? A do të guxojë që unë ta shkel ligjin. Unë e gjykoj veten se jam prokurori i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike. Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë. Shkeljen e tij nuk ja lejoj vetes ta bej. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e interesave të individit. P shqiptare deri me tani është sulmuar për këtë qe nuk respekton te drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojmë te fortët dhe sulmojmë të dobetit! Para ligjit jane te gjithe te barabarte, dhe nese e bej une i them cdo qytetari se po ke te drejte te shkelni ligjin.