Letër për tim bir, që ka 47 kromozome: “Ti je ngjitësi që mban përgjithmonë bashkë, familjen tonë unike. Jam e privilegjuar të jem nëna jote”

Thuajse 30 vite më parë, ti erdhe furishëm në jetën tonë. Furishëm është fiks fjala që më duhej, sepse ne s’dinim asgjë për gjendjen tënde. 

Mund të them se isha e shkatërruar. Ndjeja që më kishin katapultuar në një botë në të cilën nuk doja të isha pjesë.

Kujtimet e para të asaj periudhe janë të dhimbshme. Mbaj mend një infermiere që pa lejen e askujt të ngriti kur ishim ende në spital dhe të tha:”Oh sa shumë i dua unë fëmijët Down!”

Ata që vinin për të më uruar, më shihnin gjithë mëshirë teksa më pyesnin: “Po mirë, ti s’i bëra analizat?”

Ishin kohë të errëta dhe nuk nuk ishte e lehtë të mësohesha, por motra jote e madh që ishte 2 vjeç atëherë, të adhuronte. Vëllai yt i vogël do të lindte dy vite më vonë dhe pastaj pas 3 vitesh të tjera, të bëra me një motër tjetër. Jeta familjare ishte kaos. Kishte momente fantastike, por shumë frustrim dhe momente të sikletshme, ku as unë nuk dija si të sillesha.

Paaftësia jote për të mësuar dhe për të folur kërkonte kujdes 24 orë në 24. Të duhej dikush që të të vëzhgonte dhe mbështeste çdo moment.

Vëllai dhe motrat e tua sot janë rritur dhe janë zhvendosur nëpër shtëpitë e tyre. Unë dhe yt atë u ndamë, një vendim që fatkeqësisht erdhi nga presionet e rritjes së një fëmije me aftësi të veçanta. Ti akoma jeton me mua dhe shijon njësoj si ditën e parë përrallat e Disney-it.

Shpesh mendoj çfarë kuptimi i jep ti gjithë këtyre ndryshimeve? E di se pranimi jot i heshtur bën më shumë sens krahasuar me çfarë ne mund të kuptojmë. Unë dhe babai yt kemi një marrëdhënie të mirë dhe ai zë vend shumë të rëndësishëm në jetën tënde.

Ti flet pak, por prezenca jote është s’ka çmim. Ti je mentori i tyre. Tek ty, ata shohin gjëra e vogla, por esenciale të jetë. Gjëra që ne shpesh i humbasim në kaosin e ekzistencës së përditshme.

Kontributi yt në jetët tona është i pamatshëm dhe ai kromozomi shtesë që unë përçmova në ditët e para të tuat, tani është i nderuar me mirënjohje, si tipari më i mirë i atij njeriu të mrekullueshëm të cilit i përket: TY!

Ti je ngjitësi që mban përgjithmonë bashkë, familjen tonë unike. Jam e privilegjuar të jem nëna jote.

Loading...