Djali i aktorit të famshëm, Arnold Shvarzeneger fotografohet me të dashurën shqiptare (foto)

Djali i aktorit të famshëm, Arnold Shvarzenegerit, Joseph Baena, është fotografuar së fundmi me të dashurën e tij shqiptare, Nicky Dodaj.

Ata janë shfaqur të kapur dorë për dore në Uest Hollivud, të martën mbrëma.

21-vjeçari dhe e dashura bukuroshe shqiptare u fotografuan pasi dolën nga një klab nate. Ndërkohë Nicky kishte veshur xhinse të grisura, një xhaketë lëkure dhe sandale me taka.

“Daily Mail” shkruan se dy të rinjtë janë bashkë që në kohën kur janë njohur në shkollë.

Kujtojmë se Dodaj është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vitet ’90. Ajo është po ashtu 21 vjeçe, dhe është diplomuar për menaxhim biznesi në Kaliforni.

Nga ana tjetër, Joseph Baena është fëmija që Shvarzeneger që pati me një punonjëse te shtëpia e tij, Mildred Baena.

Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe ka qenë mjaft i pranishëm në jetën e djalit, i cili i ngjan shumë jo vetëm për nga paraqitja për dhe nga dëshira për palestër.

Loading...