Dashuria dhe përkujdesja e familjes “transformon” fizikisht Alvin Berishën

Historia e Alvin Berishës, të dalë rreth në javë më parë nga ‘kampi i ferrit’në Siri preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë.

Ai tashmë i është bashkuar të atit dhe motrave në Itali ndërsa bie në sy ndryshimi drastik që ka bërë në pamje për vetëm një javë prej daljes nga kampi i “Al Hol”, në SiriËshtë gazetari i medias italiane “Le Ien” që ka publikuar një foto të Alvinit me të cilën tregon se si ka ndryshuar jo vetëm pamja e tij fizike, por edhe vullneti i 11-vjeçarit për tu përshtatur shumë shpejt me një jetë krejt tjetër.“Si ndryshoi keshtu? E thjeshte.

Se pari dashuria dhe perkujdesja e familjes.

Pastaj vullneti i tij. Si dikur per te rezistuar perballe se keqes, ashtu edhe sot per tu bere ky djali qe eshte shohim.

Ne fare pak dite nje tjeter femije”, shkruan gazetari shqiptar i “Le Iene”, Taulant Kopliku përkrah fotos në ‘Facebook’.

Loading...